Teleskopi Hapësinor James Webb ka kapur një pamje të rrallë larg nga Toka, transmeton InLajmi.
Observatori hapësinor kapi një imazh drithërues të një ylli Wolf-Rayet të quajtur WR 124 në konstelacionin e Shigjetarit.
Yjet Wolf-Rayet janë disa nga yjet më të shndritshëm dhe masive në univers.
Ylli Wolf-Rayet ka dalë para se të shpërthejë një supernova, kështu që është e rrallë që astronomët t’i dallojnë ato.
Yjet e mëdhenj e të shndritshëm digjen përmes karburantit të tyre, si hidrogjeni për disa qindra mijëra vjet, që është një kohë e shkurtër, duke folur në astronomi. Yjet lëshojnë shtresat e tyre të jashtme në unaza gazi dhe pluhuri. Më pas, ato shpërthejnë.
Imazhi i ri, i lëshuar nga NASA të martën në Konferencën South by Southwest në Austin, Teksas, zbulon detaje të paprecedentë për dritën infra të kuqe, e cila është e padukshme për syrin e njeriut, shkruan CNN.
Ylli Wolf-Rayet i vëzhguar nga Webb është 30 herë më i madh se masa e diellit tonë dhe ka një masë prej rreth 333.000 Toka. /InLajmi/