Dren Mariqi i riu nga Prizreni vozites per klubin AMTKK pas çmimit si laurat i vitit 2022 nga Komuna Prizrenit , te shtunen mori edhe 2 çmime tjera nga Federata Auto Sporteve Kosoves “FASK, shkruan InLajmi.
Mariqi mori 2 çmime: njërën si Kampion në diciplinen Karting dhe çmimin e 2-të si Vendi 3-të në diciplinen Slalom, përndryshe talenti i automobilizmit nga Prizreni këtë vit do të debutoj edhe në garat Malore (HILL CLIMB).
Përndryshe viti i kaluar ishte i mbushur me aktivitete në auto sport, qoftë në rrafshin vendor, qoftë në atë ndërkombëtar, prandaj edhe numri i atyre që u nderuan me çmime nga Federata e Auto Sporteve të Kosovës të shtunën me 11 Mars ishte mjaft i madh./InLajmi/