Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu, ka takuar të rinjtë e degës së PDK-së në Istog, përcjell InLajmi.
Në këtë takim u diskutua për shqetësimet, idetë dhe për shumë çështje që i preokupojnë këta të rinj.
Sipas Musliut, politika në Kosovë e ka obligim që ta zhvillojë vendin në mënyrë që të rinjtë të mos e mendojnë largimin drejt vendeve tjera, por të ndërtojnë këtu të ardhmen e tyre.
Musliu theksoi se ndjehet e nderuar dhe inspiruar për të bërë të pamundurën për një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Postimi i plotë i saj:
Nëse duam të flasim për të ardhmen, detyrimisht duhet të marrim në konsideratë shqetësimet, idetë dhe propozimet e të rinjve. Në një takim të këndshëm me Kryetarin e Rinisë Demokratike Andi Xhuraj dhe disa të rinj e të reja, sot në Istog nisem ditën duke biseduar për shumë çështje që e preokupojnë këtë brez. Politika në Kosovë e ka obligim që ta zhvillojë vendin në mënyrë që rinia as mos ta mendojë largimin drejtë vendeve tjera, por të ndërtojnë këtu të ardhmen e tyre.
E nderuar dhe e inspiruar për të bërë të pamundurën për një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Faleminderit për energjinë pozitive që ma dhuruat. /InLajmi/