Performanca e Lady Gaga në Oscars 2023 na befasoi me shumë se një herë, transmeton InLajmi.
Për të kënduar këngën e saj të nominuar “Top Gun: Maverick” “Hold My Hand” gjatë ceremonisë së së dielës mbrëma, superylli i popit ishte veshur thjesht me një bluzë të zezë, xhinse të grisura dhe dukej se nuk kishte fare grim.
Dukja e saj e performancës ishte një kontrast i fortë nga pista e Versace, pasi pak më herët ajo erdhi në këtë pist e veshur me shumë stil dhe me një grim, të cilin e kishte shoqëruar me buzë të kuqe, por ishte përfomanca ajo që ia ndërroi tërë stilin, shkruan BBC.
Duke hequr dorë nga buzëkuqi i kuq i shkëlqyeshëm dhe grimi i syve të errët që ajo bëri për hapjen e Oscars, këngëtarja e “Bloody Mary” ndërroi fustanin e saj me xhinse dhe u ngjit në skenë me një fytyrë të freskët dhe një gërshetë franceze. /InLajmi/