Protestat masive kanë përfshirë Çekinë, ku me qindra qytetarë marshuan në rrugët e Pragës.
Ata protestojnë kundër rritjes së çmimeve dhe i kërkojnë qeverisë që të mos mbështesë më Ukrainë.
Organizatore e protestës është një parti e re politike.
Protesta fillimisht u thirr për të kundërshtuar inflacionin, por tanimë po shtohen thirrjet që qeveria të japë dorëheqjen.
“Sa po na kushton mbështetja për Ukrainën. Në Konfliktin Rusi- Ukrainë, qeveria vetën i shton benzinë zjarrit sesa përpiqet të gjejë paqe”, u shpreh një nga organizatorët e protestës.
Prej një viti nivelet e inflacionit në Republikën Çeke kanë arritur nivele rekord kryesisht për shkak të rritjes së kostove të energjisë çka erdhi pas nisjes së luftës, transmeton Alsat Mk.
Kritikët pretendojnë se qeveria e koalicionit të qendrës së djathtë kujdeset më shumë për ukrainasit sesa për qytetarët e saj dhe fajëson Bashkimin Evropian për një rritje të kostove të larta të energjisë.