Kryeministri Albin Kurti ka dalë me një video-mesazh në edicionin e 11-të të Forumit të Mannheim-it, organizuar nga iniciativa e studentëve të Universitetit Mannheim-it, përcjell InLajmi.
Kurti ka folur edhe këtë herë rreth takimit në Bruksel me Serbinë, teksa ka rikujtuar se ishte i gatshëm të nënshkruajë porpozimin evropian, por ishte Serbia ajo që refuozoi.
Tutje, ai thotë se në takimin e Ohrit shpreson që Serbia të nënshkruajë propozimin evropian, pasi sipas tij, kjo e fundit nuk është indikacion që ata nuk pajtohen me përmbajtjen.
“Në takimin trilateral në Bruksel, ofrova të nënshkruaj marrëveshjen bazë në emër të Republikës së Kosovës. Fatkeqësisht presidenti i Serbisë refuzoi. Refuzimin, ai e bëri publik pasi doli nga takimi. Javën e ardhshme ne përsëri do të takohemi në Ohër, të Maqedonisë së Veriut. Unë shpresoj që refuzimi i Serbisë që ta nënshkruaj propozimin në Bruksel nuk është indikacion që ata nuk pajtohen me përmbajtjen. Çdo ditë ne dëshmojmë kreativitetin dhe konstruktivitetin”. /InLajmi/