Qindra mijëra izraelitë kanë marrë pjesë në protestën më të madhe në historinë e vendit, transmeton InLajmi.
Protestat kundër planeve të qeverisë për një rregullim rrënjësor të sistemit gjyqësor kanë nisur prej 10 javësh.
Një numër rekord demonstruesish dolën në qytete si Haifa, ndërsa rreth 200.000 besohet se kanë dalë në rrugë në Tel Aviv.
Kritikët thonë se reformat do të minojnë demokracinë.
Por qeveria e Benjamin Netanyahut thotë se ndryshimet e planifikuara janë më të mira për elektoratin.
Organizatorët thanë se rreth 500,000 protestues pro-demokracisë dolën në rrugë në mbarë vendin të shtunën, shkruan BBC.
Udhëheqësi i opozitës Yair Lapid u tha turmave në qytetin jugor të Be’er Sheva se vendi po përballet me “krizën më të madhe në historinë e tij”. /InLajmi/