Tomë Gashi, avokat i familjes Dehari, ka reaguar pas fjalëve se janë gjetur mostrat që u zhdukën në dhjetor të vitit të kaluar, duke thënë se nuk është në dijeni për një gjë të tillë, përcjell InLajmi.
Gashi tha se nëse dihet që janë gjetur, a dihet kush është nën hetime apo në burg për zhdukjen e mostrave.
Nëse e dini qe kokan gjete mostrat e Astritit , a mos e dini kush i gjeti. A mos e dini ku u gjeten, a mos e dini a u ndrruan tiketat e afatshmerise se eprovetave. Apo jan ato origjinale te nentorit 2016, shtoi ai.
Avokati gjithashtu tha se në Institutin e Mjekësisë Ligjore ka shumë punë policia dhe prokuroria.
Postimi i plotë i tij:
Po thone u gjeten…!
Disa gazetar po me pyesin se a jan gjetur mostrat e Astrit Deharit
Une po ju them se nuk e di
Po nese ju e din qe jan gjetur a e dini kush eshte nen hetime apo ne burg per zhdukjen e mostrave nga Instituti i mjekesis ligjore ne Prishtine.
Po ju nese e dini qe kokan gjete mostrat e Astritit , a mos e dini kush i gjeti
A mos e dini ku u gjeten, a mos e dini a u ndrruan tiketat e afatshmerise se eprovetave.
Apo jan ato origjinale te nentorit 2016
A mos e dini kush eshte pergjegjes per zhdukejn e kushe eshte ”hero” qe i gjeti.
Apo kan me than ne Institut …qaty jon kan po jan pshtjell pak, sepse pak kush nuk e din as aty pshtillen shume gjera, aty ka raste qe ta bajne pa problem vrasjen si vetevrasje, aty ta bajn kulaqin qysh te ju teket
Aty ka shume pune Policia dhe Prokuroria
Po aty jan gjerat shume misterioze varesisht se kush qka punon e per kend punon.
Rroga e vogel eshte aty, po per disa eshte fitim i madhe sepse ka pas qe 23 vjet shume projekte ne shume miloNa euro po pak rezultat korekt.
Nese mua nuk me besoni pyteni prindet e Astritit , pyeteni familjaret e te zhdukurve nga lufta,pyteni familjen Sopa, mos e pyteni familjen e Dino Asanjt sepse ata nuk flasin , ende besoj qe jan te frikesuar…!/InLajmi/