Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë priti në takim ndërmjetësuesin e BE-së në dialogun Kosovë – Serbi, z. Miroslav Lajçak, përcjell InLajmi.
Gjatë takimit u bisedua për ecurinë e procesit dialogues, me theks të veçantë për propozimin evropian në lidhje me normalizimin e raporteve Kosovë – Serbi.
LDK-ja i jep përkrahje procesit të dialogut, me ndërmjetësimin e BE-së dhe me përfshirjen e drejtpërdrejtë të SHBA-ve.
Në takim, kryetari Abdixhiku i kërkoi z. Lajçak i kërkoi sqarime në lidhje me tekstin e marrëveshjes së propozuar, në mënyrë të veçantë në lidhje me preambulën, me nenin 7, nenin 10 dhe me planin implementues të marrëveshjes së tanishme. /InLajmi/