• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 27 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

A mund ta “harroj” Kosova të kaluarën për tu pajtuar me Serbinë?

Libona Gegaj nga Libona Gegaj
8 March 2023
në Kosovë
0 0
0
Pas disa orësh përfundon takimi në mes Kurtit dhe Vuçiqit
0
SHPERNDARJE
63
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Në hyrje të propozimit evropian, thuhet se Kosova dhe Serbia janë përkushtuar për ta kapërcyer trashëgiminë e së kaluarës.

Sipas Drejtorit ekzekutiv të Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Bekim Blakaj kuptimi i kësaj sintagme është që e kaluara të mos mbetet çështje e hapur në mënyrë që të mos ketë pasoja për të ardhmen.

Për luftën e fundit në Kosovë, Qeveria e tanishme ka marrë nisma për ngritjen e një padie ndaj Serbisë dhe krijimin e Institutit për Krime Lufte – padia nuk është ngritur e për institutin nuk ka informacione se deri ku kanë shkuar procedurat.

Më 18 mars, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, do të takohen në Ohër, ku do të diskutojnë mbi zbatimin e propozimit evropian.

Në fillim të këtij propozimi, thuhet se palët janë “përkushtuar për të kontribuar në bashkëpunimin dhe sigurinë e frytshme rajonale në Evropë dhe për të kapërcyer trashëgiminë e së kaluarës”.

Për këtë fjali drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Bekim Blakaj, ka një sqarim.

“Mendoj se ka të bëjë më shumë me formulimin e fjalës dhe në këtë rast “kapërcimi i trashëgimisë së kaluarën (overcoming the past)” për mua ka kuptimin se palët do të ndërmarrin veprime për ta trajtuar të kaluarën në mënyrë që të zgjidhen çështjet nga e kaluara. Pra, e kaluara të mos mbetet çështje e kapur e cila ka pasoja për të ardhmen”, shpjegoi Blakaj.

Në rast të arritjes së një marrëveshje finale, Blakaj thotë se në të duhet të përfshihen edhe temat që e trajtojnë të kaluarën.

“Palët duhet ta hartojnë edhe një plan veprimi i cili rregullon në mënyrë precize veprimet që duhet të ndërmarrin për ta trajtuar të kaluarën. Aty duhet të përfshihen veprimet për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, të vendoset bashkëpunimi për gjykimin e përgjegjësve për krime të luftës, të krijohet një mekanizëm për reparacione ndaj viktimave dhe çështje tjera”, tha Blakaj.

Padia për gjenocid ndaj Serbisë, veç premtim i Kurtit

Ndonëse janë bërë gati 2 vite që prej kur kryeministri Kurti premtoi ngritjen e padisë për gjenocid ndaj Serbisë, ende nuk ka ndonjë veprim konkret për këtë.

Lidhur me këtë çështje ka folur Blakaj.

“Edhe në të kaluarën përfaqësues më të lartë të shtetit kishin paralajmëruar një padi për gjenocid ndaj Serbisë, dhe këtë e kanë bërë edhe përfaqësuesit aktual të vendit. Megjithatë, deri më tani Kosova nuk ka bërë asnjë hap serioz për ngritjen e padisë për gjenocid ndaj Serbisë. Tani, çerek shekulli pas përfundimit të luftës është edhe më e vështirë që të mblidhen provat dhe dëshmitë e dëshmitarëve. Shumë prova mund të jenë humbur përgjithmonë ndërsa dëshmitarët po ndërrojnë jetë”, tha ai.

Ndërkaq dje, ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, tregoi se a mundet Kosova ta ngrisë një padi që është e argumentueshme juridikisht.

“Meritat e një rasti për gjenocid kundër Serbisë, ndoshta edhe do të mund të ndërtoheshin. E them ndoshta për shkak se ka kaluar një kohë e gjatë dhe provat që kanë relevancë juridike janë komprometuar në pjesën më të madhe nga njerëz të papërgjegjshëm duke i reprodukuar nëpër libra të shkruara për qëllime propagandistike dhe për përfitime personale komerciale”, tha Hasani.

Instituti për Krime Lufte

Sa i përket kësaj, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në vitin 2021 tha se ky institut do ta ketë linjën e vet buxhetore, derisa tha se “nuk e kanë luksin të gabojnë kësaj radhe”.“Instituti duhet ta ketë linjën e vet buxhetore, dhe përkrahjen e të gjithëve nëse duam të kemi sukses, por edhe nuk duam ta hedhim poshtë punën e deritanishme dhe me punën e tyre të vazhdojmë tutje. Nuk e kemi luksin të gabojmë kësaj radhe andaj është thelbësore ta përkrahim njëri-tjetrin”, tha Kurti në qershor të vitit 2021.

Një përpjekje për dokumentimin e luftës së fundit në Kosovë ishte bërë edhe në vitin 2011. Qeveria e atëhershme kishte themeluar Institutin për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, si pjesë e Ministrisë së Drejtësisë, për të mbledhur, përpunuar, klasifikuar dhe arkivuar informacionet për krimet e kryera gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë. Mirëpo, në vitin 2018, kryeministri i atëhershëm, Ramush Haradinaj kishte vendosur që ky institut të shuhet, shkruan Express.

Sipas të dhënave të publikuara nga Fondi për të Drejtën Humanitare, gjatë luftës në Kosovë, në vitin 1998 – 1999, janë vrarë mbi 13 mijë e 500 persona, derisa 76% e tyre besohet se kanë qenë civilë. Ndërkaq, edhe më tej është duke u hulumuar fati i rreth 1.600 personave të pagjetur

Tags: Bekim BlakajE kaluaraSerbia
Postimi i mëparshëm

Detaje nga takimi i ministres Gërvalla me kryeministrin kroat Plenkoviq

Postimi tjetër

Duda Balje: Jobarazi ka në çdo vend, familje, kuvend e qeveri

Të ngjajshme Postime

Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë
Kosovë

Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë

25 September 2025
548 raste të reja me tuberkuloz për vitin 2024
Kosovë

548 raste të reja me tuberkuloz për vitin 2024

25 September 2025
Rritja e trupave të EULEX për zgjedhje, Ramadani: Si u bë që Kosova s’qenka e aftë për t’i siguruar vetë ato
Kosovë

Rritja e trupave të EULEX për zgjedhje, Ramadani: Si u bë që Kosova s’qenka e aftë për t’i siguruar vetë ato

25 September 2025
Qalaj: S’guxojmë të lejojmë të na përsëritet Banjska, duhet të jemi të përgatitur
Kosovë

Qalaj: S’guxojmë të lejojmë të na përsëritet Banjska, duhet të jemi të përgatitur

24 September 2025
“Qielli i thyer” – shtatë të arrestuar në aksionin policor në Prishtinë e Pejë
Kosovë

“Qielli i thyer” – shtatë të arrestuar në aksionin policor në Prishtinë e Pejë

24 September 2025
Ambasadori i BE-së në Kosovë: Autorët e sulmit në Banjskë të japin përgjegjësi, Serbia t’i kap ata e t’i ndjekë penalisht
Kosovë

Ambasadori i BE-së në Kosovë: Autorët e sulmit në Banjskë të japin përgjegjësi, Serbia t’i kap ata e t’i ndjekë penalisht

24 September 2025
Postimi tjetër
Kërcënohet deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje

Duda Balje: Jobarazi ka në çdo vend, familje, kuvend e qeveri

Lajmet e fundit

Rohde me fjalim emocionues për largimin nga Kosova, gjuan topin te Rudolphit

Rohde me fjalim emocionues për largimin nga Kosova, gjuan topin te Rudolphit

26 September 2025
Largohet shtylla elektrike rreth 25 metra e lartë nga “Transiti i ri” në Prizren

Largohet shtylla elektrike rreth 25 metra e lartë nga “Transiti i ri” në Prizren

26 September 2025
Bajrami thotë se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë pasi u ankuan në Vjenë e Lubjanë

Bajrami thotë se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë pasi u ankuan në Vjenë e Lubjanë

26 September 2025
Një botë e veçantë arti

Një botë e veçantë arti

26 September 2025
Komunikimi i tepërt në marrëdhënie: Zakoni toksik që duket i shëndetshëm

Komunikimi i tepërt në marrëdhënie: Zakoni toksik që duket i shëndetshëm

26 September 2025
Përparim Rama për pushtetin qendror: Shiten patriotë, e duan ta çojnë vendin poshtë e më poshtë

Përparim Rama për pushtetin qendror: Shiten patriotë, e duan ta çojnë vendin poshtë e më poshtë

25 September 2025
Presidentja nga Nju Jorku: Afrim Bunjaku mbrojti dinjitetin e kombit – Kosova nuk dorëzohet

Presidentja nga Nju Jorku: Afrim Bunjaku mbrojti dinjitetin e kombit – Kosova nuk dorëzohet

25 September 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu