Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në seancën plenare të parlamentit të Kosovës uroi festën e 8 Marsit, raportonInLajmi.
Konjufca deklaroi se ky urim nuk është për gjendjen, por për përpjekjet e vazhdueshme për një barazi gjinore.
“Të gjitha grave e vajzave po jua urojmë 8 Marsin. Ky urim nuk është për gjendjen, por për përpjekjet e vazhdueshme për një barazi gjinore, që në të gjithë botën është larg të arrihet, si ideale, si barazi që e synojmë”, deklaroi Konjufca.
Ai më tek kërkoi që secili të punojë që kjo të arrihet më shpejt.
Kujtojmë se sot në gjithë botën festohet 8 Marsi, Dita e Gruas mars çdo vit. Kjo ditë përkujton lëvizjen për të drejtat e grave.
8 Marsi shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi. /InLajmi/