Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 132-të ka vendosur që 17 mijë punëtorë të sektorit privat të përfitojnë rritje të pagës, raporton InLajmi.
Ministri i Financave Hekuran Murati, bëri të ditur se bëhet fjalë për një milionë euro shtesë për çdo muaj.
“Sipas komisionit vlerësues janë kualifikuar një numër biznesesh dhe në tërësi kemi rreth 17 mijë përfitues, punonjës të sektorit privat, që kanë përfituar rritjen e pagës. Pra, bëhet fjalë për 1 milion euro shtesë për çdo muaj”, tha ai.
Murati theksoi se kjo do të jetë si masë mbështetëse për rritje të pagave në sektorin privat.
“Bëhet fjalë për një kërkesë që të aprovohet ndarja e mjeteve buxhetore në vlerë prej 1.5 milion euro për zbatimin e pikës 1.3 të vendimit të Qeverisë së Kosovës të datës 30 shtator 2022, pra masa mbështetëse për rritjen e pagave në sektorin privat” /InLajmi/