Deputetja Duda Balje, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Grave ka theksuar se kjo ditë nuk është për dhurata e lule, por ditë kujtimi për gratë që nuk kishin të drejtë vote, punësimi e arsimimi, përcjell InLajmi.
Balje ka thënë se gratë diskriminohen edhe sot, duke u vlerësuar dhe paguar përgjithësisht më pak.
Sipas saj, gratë duhet të jenë pjesëtare të barabarta të shoqërisë, në mënyrë që kontributi i tyre në punë dhe dija të vlerësohen në praktikë dhe jo vetëm në statistika.
Postimi i plotë i saj:
Ngrini kokën fat, a e dini sa vleni!
E di që e dini, por sa për t’ju kujtuar, 8 Marsi nuk është një ditë lulesh dhe dhuratash, por një ditë kujtimi për gratë që nuk kishin të drejtë vote, punësimi apo arsimimi. Një ditë kujtimi për gratë që janë ende të diskriminuara sot, puna e të cilave vlerësohet më pak dhe paguhet. Ditë kujtimi për gratë që janë viktima të të këqijave, mobingut. Kjo është një ditë kujtimi se gratë duhet të jenë pjesëtare të barabarta të shoqërisë, se kontributi i tyre në gjithçka, puna dhe dija vlerësohen në praktikë dhe jo vetëm në statistika.
Paçi një ditë të mbarë të gjithëve, nuk ka mashkull/femër. /InLajmi/