• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 24 January, 2026
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

E drejta e gruas për trashëgimi “tabu” në Kosovë

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
8 March 2023
në KRYESORE
0 0
0
E drejta e gruas për trashëgimi “tabu” në Kosovë
0
SHPERNDARJE
36
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

E drejta e pjesëmarrjes së gruas në trashëgiminë familjare, vazhdon të mbetet ende tabu brenda vetë familjeve.

Sipas të dhënave, vetëm 4% e grave në Kosovë iu respektohet kjo e drejtë. Ndërsa, rreth 15% e pronave janë të regjistruara në emër të tyre. Organizata të ndryshme që merren me mbrojtjen e grave, thonë se një nga sfidat për gratë është edhe e drejta e tyre për të trashëguar pronën, derisa kanë propozuar edhe largimin e nenit që lejon heqjen dorë nga trashëgimia.

Ligjet e Kosovës, garantojnë të drejtat e barabarta për gratë dhe burrat, por ndikimi i kulturës, traditës, kushtet ekonomike dhe niveli i arsimimit, kanë ndikuar kundër arritjes së barazisë së paraparë me ligj. Zbatimi i ligjit mbi trashëgiminë ende çalon dhe përmirësimet janë të pakta. Edona Selimi, nga Organizata Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi, tha se fatkeqësisht pak gra janë të vetëdijshme për të drejtat e tyre, e sidomos për pjesëmarrjen e saj në trashëgimi.

“Mendoj se ende ekziston një mentalitet i tillë i heqjes dorë nga trashëgimia për hir të familjes. Përafërsisht, sipas të dhënave nga vitet e kaluara diku 4 deri në 5% e grave në Kosovë marrin pjesë në trashëgiminë familjare. Pra, pozita e gruas në shoqëri për sa i përket trashëgimisë nuk qëndron mirë, edhe pse ajo u takon me Ligjin për Trashëgiminë. Mirëpo, ky ligj nuk po gjen zbatim në shoqërinë tonë. Sipas një hulumtimi, rreth 18 për qind e grave heqin dorë nga trashëgimia, për arsye të familjes dhe për të mos krijuar konflikte”, tha ajo.

Sipas të dhënave, rreth 15% e pronave janë të regjistruara në emër të grave. Selimi, theksoi se sipas Ligjit për Trashëgiminë, çdo pronë që blihet gjatë martesës, ajo regjistrohet në emër të të dy bashkëshortëve.

“Pasojat e mos-trashëgimisë së grave në familje është rezultat i pabarazisë në trashëgiminë pronësore. Nëse nuk e trashëgojnë gratë pronën njësoj si burrat trashëgiminë pronësore, atëherë i bie që vetëm 50 për qind e popullsisë, që janë burrat, të kenë fuqizim ekonomik të tyre, ndërsa shumë gra të cilat nuk e trashëgojnë pronën, nuk janë të pavarura ekonomikisht dhe të pavarura nga meshkujt. Për këtë arsye, duhet të fillojë vetëdijesimi i shoqërisë e i familjes, në mënyrë që të ketë zhvillim të shoqërisë 100%, e jo vetëm 50%”, tha ajo.

Ndërkohë, Adelina Tërshani nga Rrjeti i Grave të Kosovës, tha se organizatat anëtare të Rrjetit, kanë propozuar amendamentimin e Ligjit për Trashëgiminë, duke e hequr plotësisht nenin që lejon heqjen dorë nga trashëgimia.

“E vërteta është se Ligji për Trashëgiminë që është në fuqi, e parasheh që trashëguesi mund të heqë dorë nga pasuria, nuk e përcakton që një nen i tillë duhet të përdoret vetëm nga gratë. Por, duke ditur mentalitetin patriarkal në Kosovë, është neni që keqpërdoret më së shumti nga noterët, gjyqtarët, prokurorët dhe nga vetë familjet, ku rrjedhimisht gratë heqin dorë nga pasuria e tyre. Prandaj, nëpër vite të tëra me organizatat anëtare kemi avokuar që një nen i tillë duhet të ndryshojë, por ende nuk ka lëvizje në këtë drejtim. Por, në momentin që Ligji diskutohet për t’u amendamentuar, ne i kemi rekomandimet e gjetjet tona, që një nen i tillë duhet të largohet, në mënyrë që të mos jepet mundësia për t’u keqpërdorur në të keqen e grave”, tha ajo.

Në Ligjin për Trashëgimi i Kosovës, neni 3 pika 1 thotë se “Të gjithë personat fizikë në kushte të njëjta janë të barabartë në trashëgimi”. Sipas Ligjit për Trashëgimi, trashëgimtarët ligjorë janë: fëmijët e trashëgimlënësit, të adoptuarit e tij dhe pasardhësit e tyre, bashkëshorti, prindërit, vëllezërit e motrat, shkruan RTK.

Nga ana ligjore, neni 7.2 i Kushtetutës së Kosovës, ndalon në mënyrë të qartë diskriminimin e grave. Për me tepër, neni 22 përcakton se Konventa për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj gruas është përfshirë shprehimisht në ligjet e Kosovës.

Tags: Adelina TërshaniGratëTrashëgimia
Postimi i mëparshëm

Musliu-Shoshi: Kurti i ka harruar në tërësi të pagjeturit

Postimi tjetër

"Pabarazi edhe në Gjermani", gratë ende paguhen 5 herë më pak se burrat

Të ngjajshme Postime

Haziri reagon në emër të partisë për padinë ndaj Janina Ymerit: I kanë shti punëtorët me i ba padi
KRYESORE

Haziri reagon në emër të partisë për padinë ndaj Janina Ymerit: I kanë shti punëtorët me i ba padi

20 January 2026
Rama pranon ftesën e Trump për Bordin e Paqes
KRYESORE

Rama pranon ftesën e Trump për Bordin e Paqes

20 January 2026
Uji nuk rekomandohet për pije në rajonet kryesore të Kosovës
KRYESORE

Uji nuk rekomandohet për pije në rajonet kryesore të Kosovës

20 January 2026
KQZ: Për 12 – 14 ditë mund të rinumërohen të gjitha votat, është shtuar numri i ekipeve të numërimit
KRYESORE

KQZ: Për 12 – 14 ditë mund të rinumërohen të gjitha votat, është shtuar numri i ekipeve të numërimit

19 January 2026
Kurti udhëton për në Davos, merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror
KRYESORE

Kurti udhëton për në Davos, merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror

19 January 2026
Paralajmërimi i Kryeprokurorit: Së shpejti aktakuzë për vrasjen e Jasharëve
KRYESORE

Paralajmërimi i Kryeprokurorit: Së shpejti aktakuzë për vrasjen e Jasharëve

15 January 2026
Postimi tjetër
Sistemi gjerman i pensioneve në prag të kolapsit nuk do të zgjasë edhe 5 vjet të tjera

"Pabarazi edhe në Gjermani", gratë ende paguhen 5 herë më pak se burrat

Lajmet e fundit

Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci

Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci

20 January 2026
Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dollarë

Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dollarë

20 January 2026
Tërë ditën me reduktime: Rikthehen në funksion blloku B1 dhe B2

Tërë ditën me reduktime: Rikthehen në funksion blloku B1 dhe B2

20 January 2026
Haziri reagon në emër të partisë për padinë ndaj Janina Ymerit: I kanë shti punëtorët me i ba padi

Haziri reagon në emër të partisë për padinë ndaj Janina Ymerit: I kanë shti punëtorët me i ba padi

20 January 2026
Trump: Bordi i Paqes “mund” të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

Trump: Bordi i Paqes “mund” të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

20 January 2026
Rama pranon ftesën e Trump për Bordin e Paqes

Rama pranon ftesën e Trump për Bordin e Paqes

20 January 2026
“Frikohet të flejë pa makijazh”, Elijona e ashpër ndaj Benitës

“Frikohet të flejë pa makijazh”, Elijona e ashpër ndaj Benitës

20 January 2026
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu