• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 24 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Pse nuk po formalizohet punësimi i grave që punojnë në bujqësi?

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
7 March 2023
në Kosovë
0 0
0
Pse nuk po formalizohet punësimi i grave që punojnë në bujqësi?
0
SHPERNDARJE
31
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Përqindja e grave në Kosovë që punojnë në bujqësi dhe agrobiznes, është afërsisht sa e burrave, por rezultatet e punës së tyre janë pak të evidentuara, sepse punësimi i tyre në këtë fushë nuk formalizohet.

Havushe Bunjaku, e cila udhëheq biznesin “Agro medicine” në Prishtinë, thotë se janë vetë gratë ato që, në shumicën e rasteve, nuk pranojnë t’i deklarojnë tatimet.

“Bujqësia është punë sezonale, nuk është punë e rregullt. Ato gra… familja e tyre është nën asistencë sociale dhe nga frika se u ndërpritet asistenca sociale, hezitojnë ta formalizojnë punën që e kryejnë për një kohë të caktuar”, thotë Bunjaku, biznesi i së cilës merret me grumbullimin, përpunimin dhe shpërndarjen e bimëve medicinale aromatike.

“Gratë janë gjysma e fuqisë punëtore në bujqësi”

Makbule Hyseni, nga organizata EcoKosWomen, e cila është pjesë e Rrjetit të Grave të Kosovës, thotë se bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), rreth 62% e popullsisë së Kosovës jeton në zona rurale. Sipas saj, popullsia në këto zona merret me punë bujqësore në mënyrë të përhershme ose të pjesshme. Në këtë kontekst, shton ajo, angazhimi në bujqësi i grave është shumë më i madh sesa që e paraqesin statistikat.

Të dhënat e ASK-së për vitin 2020, që kanë dalë nga Anketa e Ekonomive Shtëpiake Bujqësore, tregojnë se 270.181 persona janë të angazhuar në bujqësi. Ky numër përbën 15.5% të popullsisë së përgjithshme të Kosovës.

“Nga ky numër, gratë përbëjnë 49 % të fuqisë punëtore në bujqësi, ndërsa 51% janë burra”, thotë Hyseni.

“Afërsisht, 5.5% e burrave janë të punësuar – flasim në aspektin e formalitetit, me kontrata. Ndërkaq, 4.6% [e grave] janë të legalizuara ose të normalizuara si punëtore të angazhuara në bujqësi”, shton ajo.

Nga formalizimi te përfitimi i subvencioneve

Formalizimi i punës në bujqësi u hap grave shtigje që mundësojnë subvencionime nga ana e shtetit për projekte të caktuara, thotë Emine Kelmendi, drejtuese e Njësisë për të drejtat e njeriut dhe mbrojtje nga diskriminimi në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Kosovë.

“Nëse iu referohemi të dhënave për subvencione, për vitin që shkoi [2022], gra përfituese kanë qenë 5% apo gjithsej 1.325 gra fermere. Nuk jemi të kënaqur. Por, megjithatë, jemi të kënaqur për shkak se kjo përqindje ka dalë prej numrit të grave që kanë konkurruar. Ndërkaq, te grantet, për periudhën e kaluar, të dhënat e fundit na tregojnë se kemi mbi 50 projekte për të cilat kanë aplikuar gratë dhe kanë përfituar”, thotë Kelmendi.

Sipas saj, numri i grave që do të përfitonin nga subvencionet për punën e tyre në bujqësi, do të ishte shumë më i lartë, në rast se ato do ta kishin të rregulluar çështjen e trashëgimisë së pronës.

Pronësia ose bashkëpronësia e tokës është ndër kriteret për subvencionim dhe marrje të granteve për bujqësi.

Shumica e tokave bujqësore në Kosovë janë në pronësi të burrave.

Barriera nga mospasja e pronës

Makbule Hyseni, nga organizata EcoKosWomen, thotë se mospasja e tokës së trashëguar në pronësi ose në bashkëpronësi nga ana e grave, është ndër arsyet që punësimi i tyre në bujqësi – në shumë raste – mbetet joformal. Kjo, sipas saj, u shkakton probleme edhe grave që i kanë bizneset e legalizuara.

“Vajzës nuk i ndahet trashëgimia ose toka. Pastaj, edhe në martesë, nuk i është dhënë ndonjë tokë në emër të saj. Kjo paraqet problem shumë të madh, sidomos për gruan në bujqësi – bujqësia zhvillohet në tokë – por edhe për bizneset e grave”.

“Nëse dëshiron të qaset në financa – që është problemi më i madh i grave, për shkak se nuk kanë ndonjë burim të të ardhurave për ta zhvilluar [biznesin] – atëherë qasja në fonde të ndryshme, kredi, projekte të ndryshme, [bëhet problematike] për shkak të mospasjes së pronësisë së tokës, në emër të tyre”, thotë Hyseni.

Havushe Bunjaku thotë se mungesa e tokës nën pronësinë e saj ose të përbashkët me bashkëshortin, është ndër pengesat kryesore për zhvillimin e biznesit.

Ajo thotë se toka të cilën e shfrytëzon për punën e saj, është marrë me qira, por se nuk është e noterizuar, për shkak se pronari nuk e ka pranuar një gjë të tillë.

“Unë nuk kam tokë, e gjitha është në emër të burrit. Unë as nuk kam trashëguar dhe as nuk kam tokë tash. Te Ministria e Bujqësisë, unë asnjëherë nuk mund të marr grant, sepse ne e kemi vetëm një shtëpi. Do të thotë, nuk kemi tokë të mjaftueshme për të aplikuar për të marrë qoftë subvencione, qoftë grante që zhvillohen me partneritet”.

“Besoj se gjërat do të shkonin ndryshe [po të kisha tokë në pronësinë time]. Ndoshta do të kisha ndërtuar një fabrikë më moderne, do të përfitoja grante dhe do ta rrisja biznesin më shumë”, thotë Bunjaku.

Emine Kelmendi, nga Ministria e Bujqësisë, thotë se ky institucion po bën përpjekje për të krijuar politika që kriteret për mbështetje financiare për qytetarët e punësuar në bujqësi, e në veçanti për gratë, të jenë më afirmative dhe më lehtë të zbatueshme.

Çështja e pronësisë, sipas saj, mbetet një problem, me të cilin duhet të merren jo vetëm institucionet, por e tërë shoqëria.

“Te çështja e pronës duhet të punojmë bashkë. Duke e ditur se është e shenjtë prona, fillimisht në familje, mes gruas dhe bashkëshortit duhet të nisë ajo faza e mirëkuptimit, që fuqizimi të bëhet në mënyrë të barabartë”, thotë Kelmendi.

Sipas të dhënave të organizatës EcoKosWomen, vetëm rreth 17 për qind e pronave të paluajtshme në Kosovë janë të regjistruara në emër të grave. Por, aktualisht, nuk ka ndonjë të dhënë që specifikon se sa është numri i pronave mbi toka bujqësore në emër të grave, shkruan REL.

Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, 1.325 gratë fermere që kanë përfituar subvencionet gjatë vitit 2022, janë bashkëpronare të tokave bujqësore.

Tags: BujqësiaGratëHavushe Bunjaku
Postimi i mëparshëm

FC Prishtina nënshkruan kontratë me futbollistin nga Arabia Saudite

Postimi tjetër

Presidenti kroat: Presim që të gjitha shtetet e BE-së ta njohin pavarësinë e Kosovës

Të ngjajshme Postime

Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe mjaft i nxehtë. Temperaturat do të vazhdojnë të rriten deri në 34 gradë celsius

24 June 2025
Labinot Tahiri i ofron 1 mijë euro punëtorit të KEK’ut, pamjet e të cilit u bënë virale: Mu duk si me e pa babën tim
Kosovë

Labinot Tahiri i ofron 1 mijë euro punëtorit të KEK’ut, pamjet e të cilit u bënë virale: Mu duk si me e pa babën tim

23 June 2025
Rizvanolli: Termocentralet e vjetra rrezikojnë sigurinë energjetike, po ndërmarrim rehabilitime historike
Kosovë

Rizvanolli: Termocentralet e vjetra rrezikojnë sigurinë energjetike, po ndërmarrim rehabilitime historike

23 June 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell, temperaturat pritet të arrijnë deri në 32 gradë celsius

23 June 2025
Stuhi e fortë në Gjevgjeli, një person humb jetën nga rrufeja
Kosovë

2 persona arrestohen për tentim vrasje në Drenas, e goditën viktimën me shkop druri në kokë

22 June 2025
Provimi i maturës nis me 18.800 nxënës, MASHTI vendos rregulla të rrepta anti-kopjim
Kosovë

Provimi i maturës nis me 18.800 nxënës, MASHTI vendos rregulla të rrepta anti-kopjim

21 June 2025
Postimi tjetër
Presidenti kroat: Presim që të gjitha shtetet e BE-së ta njohin pavarësinë e Kosovës

Presidenti kroat: Presim që të gjitha shtetet e BE-së ta njohin pavarësinë e Kosovës

Lajmet e fundit

Donald Trump njofton se është arritur armëpushim mes Izraelit dhe Iranit

Donald Trump njofton se është arritur armëpushim mes Izraelit dhe Iranit

24 June 2025
Çfarë ka ndodhur me 22 mars ndër vite?

Çfarë ka ndodh me 24 qershor ndër vite?

24 June 2025
Bukë e thekur me rigon dhe hudhër – Vlerat që fiton organizmi përveç shijes

Bukë e thekur me rigon dhe hudhër – Vlerat që fiton organizmi përveç shijes

24 June 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe mjaft i nxehtë. Temperaturat do të vazhdojnë të rriten deri në 34 gradë celsius

24 June 2025
Parashikuesit e beqarisë së pavullnetshme: Çfarë roli luajnë tiparet e personalitetit?

Parashikuesit e beqarisë së pavullnetshme: Çfarë roli luajnë tiparet e personalitetit?

24 June 2025
Rutte: NATO do ta pesëfishojë mbrojtjen ajrore dhe do të blejë 1.000 tanke

Rutte: NATO do ta pesëfishojë mbrojtjen ajrore dhe do të blejë 1.000 tanke

23 June 2025
Mustafa: Blloku A3 sot ka dalë jashtë funksionit, me gjasë reale për t’u mos u rifunksionalizuar më kurrë

Mustafa: Blloku A3 sot ka dalë jashtë funksionit, me gjasë reale për t’u mos u rifunksionalizuar më kurrë

23 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu