Në lidhje me kërcënimin e anëtarit të Nismas, Haxhi Hoti që ia bëri kreut të LVV, Albin Kurti ka reaguar edhe Zafir Berisha, shkruan InLajmi.
Ai ka thënë se kërcënimi, ofendimi dhe shantazhi janë bërë “kultur“ që nga paslufta në Kosovë dhe askush nuk e ka menduar se ky fenomen do të degjenorjë deri atë shkallë, ku ata që janë artistë në paraqitje do të përfitojnë me mjështri duke i viktimizuar pa e llogaritur për gjendjen e mjerë në të cilën po rrëshqet shoqëria në këtë fushë.
Ai tutje ka shtuar se veprimi jo por edhe shprehjet dhe krahasimet bashkë me shpofjet që nxisin veprime të papranueshme duhet ndaluar e jo të bëhhet vetëm debat 3 ditë dhe të ridebatohet./InLajmi/