Këtë të hënë është mbajtur akademia përkujtimore në 25-vjetorin e epopesë së UÇK-së, përcjell InLajmi.
Në këtë ceremoni një fjalë rasti mori edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili tha se krismat e Jasharëve frymëzuan gjithë luftën për liri deri në çlirimin e Kosovës.
I pari i ekzekutivit shtoi se krismat e Jasharajve të Prekazit u shumëzuan me numrin e ushtarëve të UÇK-së, duke u shumëfishuar.
Më tej Kurti tha se rezistenca e Jasharëve të Prekazit më 5, 6 dhe 7 mars 1998, ishte akti kulmor në dramën me shumë akte të përpjekjeve të popullit shqiptar për çlirimin e Kosovës nga Serbia pushtuese dhe okupatorit.
Tutje ai tha se Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari kanë rënë për lirinë e Kosovës. /InLajmi/