Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Time Kadriaj, në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për nder të 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, theksoi se datat 5, 6 dhe 7 mars janë datat e kthesës historike të lavdisë së shqiptarëve të Kosovës, raporton InLajmi.
“Datat 5, 6 dhe 7 mars janë datat e kthesës historike të lavdisë së shqiptarëve të Kosovës. Këto data shënojnë përfundimin e një kapitulli shekullor në okupim”.
Kadriaj vlerësoi lart sakrificën dhe qëndresën e familjes Jashari, duke thënë se “lufta e tyre mobilizoi të gjithë shqiptarët në luftën për liri”.
“Një familje si në legjenda luftoi me heroizëm, duke mos rënë asnjë i gjallë në dorën e armikut. Aty ranë heroikisht për të mos vdekur kurrë. Ai që do të mbetet i gjallë gjithmonë është komandant Adem Jashari. Lufta dhe sakrifica e Jasharëve mobilizoi shqiptarët në gjithë botën. Se lufta e Adem Jasharit ishte e drejtë e dëshmojnë se krah tyre u bënë aleatët më të mëdhenj. Nëse ka diçka shumë të vlefshme që duhet të krenohen fort shqiptarët kudo që janë është Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, tha Kadriaj në seanën solemne të Kuvendit të Kosovës. /InLajmi/