Kuvendi i Kosovës po mban një seancë solemne për nder të 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, raporton InLajmi.
Nën tingujt e himnit shtetëror dhe atij kombëtar filloi seanca solemne këtë të hënë.
Pas kësaj, kryekuvendari kërkoi që deputetët të mbajnë një minutë heshtje për të nderuar të rënët për liri.
“Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.
Ndryshe, sot në Prekaz për të bërë homazhe në Memorialin “Adem Jashari”, ishin edhe krerët e shtetit, liderët opozitar si dhe qytetarë të shumtë të cilët në këtë përvjetor nderojnë e çmojnë sakrificën e familjes Jashari për lirinë e pavarësinë e Kosovës/InLajmi/