Me nisjen e vitit të ri shkollor në shtator, pritet që të ketë një numër më të madh të nxënësve të moshave 5 dhe 6 vjeçare.
Kjo pasi më hyrjen në fuqi të ligjit për “Edukimin në Fëmijërinë e Hershme” pritet të bëhet obligative jo vetëm edukimi parafillor, por edhe edukimi i fëmijëve nga 0 deri në 5 vjet.
Përfaqësueja e prindërve të edukimit parafillor, Albana Ramadani Osmani, duke sqaruar ndikimin e edukimit parafillor, thotë se një gjë e tillë ka qenë e domosdoshme.
Një ligj i tillë po mirëpritet nga njohës të fushës së arsimit.
Megjithatë Rinor Qehaja, nga instituti Edguard, është skeptik në lidhje me kapacitetin e hapësirave.
E përmes një përgjigje elektronike, Ministria e Arsimit thotë se kanë planifkuar 6.5 milionë euro për ndërtimin e çerdheve të reja.
“Numri i institucioneve parashkollore në nivel vendi, nuk është i mjaftueshëm, mirëpo MASHTI në Strategjinë e Arsimit 2022-2026, edukimin parashkollor e ka renditur në objektiven e parë strategjike, duke i kushtuar rëndësi të veçantë rritjes së hapsirave fizike dhe po ashtu është duke punuar me intensitet të shtuar edhe në licencimin e institucioneve parashkollore private. Në Ligjin për buxhetin e këtij viti, kemi planifikuar 6.5 milionë euro për ndërtimin e çerdheve të reja”, thuhet në përgjigjen e MInistrisë së Arsimit, shkruan TëVë1
Ndër të tjera në përgjigjen e Ministrisë së Arsimit, thuhet se do të ketë edhe investime në renovime ose adaptime të objekteve shkollore