Kombet kanë arritur një marrëveshje historike për të mbrojtur oqeanet e botës pas 10 vitesh negociatash, transmeton InLajmi.
Traktati i Detit të Lirë vendos 30% të deteve në zona të mbrojtura deri në vitin 2030, duke synuar mbrojtjen dhe rikuperimin e natyrës detare.
Marrëveshja u arrit të shtunën në mbrëmje, pas 38 orësh bisedimesh, në selinë e OKB-së në New York.
Negociatat ishin shtyrë prej vitesh për mosmarrëveshjet mbi financimin dhe të drejtat e peshkimit.
Marrëveshja e fundit ndërkombëtare për mbrojtjen e oqeanit u nënshkrua 40 vjet më parë në 1982 – Konventa e OKB-së për të Drejtën e Detit.
Ajo marrëveshje krijoi një zonë të quajtur det i hapur – ujëra ndërkombëtare ku të gjitha vendet kanë të drejtë të peshkojnë, të transportojnë dhe të bëjnë kërkime, por vetëm 1.2% e këtyre ujërave janë të mbrojtura, shkruan BBC.
Jeta detare ka qenë në rrezik nga ndryshimet klimatike, mbipeshkimi dhe trafiku i anijeve. /InLajmi/