Princi Harry ka thënë se ai “gjithmonë ndihej paksa ndryshe” nga familja e tij mbretërore, transmeton InLajmi.
Duka i Sussex tha se ndihet i njëjtë me nënën e tij të ndjerë Princeshën Diana.
Për më tepër, Princ Harry foli edhe për librin e tij të ri “Spare”, duke ndarë më shumë detaje si dhe mesazhin kryesor që ka synuar të përcjellë përmes tij.
“Ndjeva një peshë të madhe nga supet e mia,” tha ai, duke e përshkruar librin si një “akt shërbimi” për të ndihmuar të tjerët të thyejnë tabunë për të folur për problemet e shëndetit mendor.
Diskutimi i së shtunës u fokusua në emocionet, terapinë dhe mendimet e princit për shëndetin mendor, shkruan BBC.
Princi foli edhe për mirënjohjen që ka për për gruan e tij Meghan, e cila siç theksoi ai, ka ndikuar në ndryshimin e këndvështrimit të tij, të cilën e quajti një “qenie njerëzore të jashtëzakonshme”. /InLajmi/