Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, ka thënë se ajo që ndodhi në Bruksel nuk është as nënshkrim e as pranim i propozimit evropian nga ana e Serbisë.
“U pranua që në atë platformë të kishte një vazhdim të bisedës, të diskutohej më tej, por nuk u pranua sepse as nuk u firmos”, ka thënë ai në një intervistë të dhënë këto ditë për të çuar mesazh edhe të shtunën se Serbia nuk e ka pranuar propozimin evropian.
Ai tha se pala serbe ka pranuar që do të jetë një platformë për biseda të mëtejshme, “ndaj do të shohim se ku do të shkojë”.
“Mendoj se pozicioni ynë është kompleks, shumë i vështirë, por politikisht i mençur. Çfarë do të zbatohet, çfarë do të nënshkruhet dhe nëse do të nënshkruhet fare, nuk mendoj se askush në botë e di në këtë moment”, shtoi ai, përcjell Sinjali
Nga perspektiva serbe, ai pretendoi se Asociacioni do të jetë sipas parimeve të 2015-ës.