Kompania e veshjeve, Pour Moi, ka bërë një studim lidhur me popullin më tërheqës në botë. Sipas studimit, India renditet në vendin e parë, SHBA në të 2-tin dhe më pas vjen Suedia.

Ky studim ka publikuar 50 shtetet që kanë popujt më tërheqës, përsa i përket pamjes fizike, kryesisht fytyrës, por jo vetëm. Shqiptarët renditen në vendin e 47-të.


Renditja u krijua nga një analizë e mijëra postimeve në Reddit. Sipas artikullit, thuhet se është analizuar çdo postim i Reddit dhe më pas u krijua një rezultat duke marrë parasysh numrin e postimeve, komenteve dhe votave positive, shkruan Kult.plus
Përsa i përket meshkujve, është Anglia që i ka më tërheqës, India vjen e 2, e ndjekur nga Italia, SHBA dhe Suedia në vendin e 5 ë.Tabela për vajzat më tërheqëse kryesohet nga India, Japonia në vendin e 2, Suedia 3, Polonia në të 4 dhe Italia në vendin e 5.



















