Presidenti i Republikës Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë, Milorad Dodik do që ta bllokojë heqjen e vizave për Kosovën. E për këtë, kreu i Bashkësisë Shqiptare në Bosnjë e Hercegovinë, Muharrem Zejnullahu deklaroi se te Dodiku nuk ka kalkulime.
Zejnullahu tha se çdo gjë që e thotë Dodiku duhet të merret ashtu siç e thotë ai, pasi sipas tij, presidenti i Republikës Srpska në Bosnje nuk mërzitet se si sillen ndërkombëtarët.
“Çdo gjë që e thotë Dodiku duhet të merret ashtu siç e thotë ai. Te Dodiku nuk ka kalkulime, kjo është një e vërtet. Ata që e kanë ndërmend me vepru e thotë haptas pa hezitim fare dhe nuk mërzitet shumë se si sillen përfaqësuesit e Bashkësisë ndërkombëtare dhe të ambasadave të huaja. Dodiku e ka thënë se nuk do të pranojë”, ka thënë ai.
Sipas tij, për këtë çështje faktorët e unionit evropian duhet nënshtruar presion ndaj Dodikut.
“Një presion i tillë veç ka filluar nga faktorët e Unionit Evropian, sepse ishte Von Cramon e cila reagoi ndaj një qëndrimi të Dodikut në mënyrë absolute, besoj se edhe qëndrimet dhe reagimet e tjera do të jenë më të ashpra sepse nuk besoj që dikush si Scholz të poshtërohen nga Dodiku sepse është nënshkruar në prezencën e tij”, tha ai për TëVë1
Në fund, Zejnullahu shtoi se marrëveshja për lëvizjen me letërnjoftime me Kosovën nuk është në rend dite në Këshillin e Ministrave për aprovim në Bosnje e Hercegovinë.