Kryetari i OVL UÇK-së në Skenderaj, Emin Lati, e konsideron si shkelje të radhës versionin publik të Zyrës së Prokurorit të Specializuar me emrat e disa prej viktimave që pretendohet se janë vrarë ose zhdukur me forcë.
Lati tha se kjo prokurori po vazhdon të bëjë shkelje çdo ditë e më shumë.
“Kjo prokurori është duke treguar se bën shkelje çdo ditë dhe do ta vazhdojë ta bëjë këtë. Emrat e publikuar janë si dëshmitarë të mbrojtur dhe viktima dhe 2 prej tyre të dënuar”.
“Kjo prokurori është jokredibile dhe gjykata do ta dëshmojë pafajësinë e personave atje. Mirëpo, prokuroria po bën shkelje të vazhdueshme”, tha Lati për KlanKosova
Kujtojmë se emrat e publikuar janë pjesë e aktakuzës në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ku bëhen të ditur emrat e disa nga viktimat që pretendohen se janë vrarë dhe disa të tjerëve që pretendohen se janë zhdukur me forcë.