Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka njoftuar se nga nesër 5 shkolla të Prishtinës do të mbesin pa shërbime të punëtorëve teknikë, përcjell InLajmi.
E kjo sipas Azemit, vjen si pasojë e mosmarrëveshjeve brenda Komunës së Prishtinës.
Ai thotë se punëtorët e këtyre shkollave nuk do të kenë page për muajin shkurt për shkak të neglizhencës së administratës së komunës.
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
Nga nesër 5 shkolla të Prishtinës do të mbesin pa shërbimet e punëtorëve teknik , shkak mosmarrëveshjet brenda Komunës së Prishtinës : Shkolla e Muzikës, Bujqësia , Model Ekonomia dhe Gjimnazi Matematikor nuk do të ken paga fare për shkurt falë neglizhencës së administratës sē Komunës. /InLajmi/