Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ishte pjesë e punëtorisë së drejtuesve të agjencive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, përcjell InLajmi.
Aty, ai shprehu falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme ndër vite ndaj Kosovës dhe për bashkëpunimin e deritanishëm dhe shprehu gatishmërinë që ky raport të vazhdojë edhe me tej.
Kryeministri Kurti veçoi bashkëpunimin dhe koordinimin ndërmjet Qeverisë dhe agjencive të Kombeve të Bashkuara në disa fusha kyçe me interes të përbashkët, si ajo e zbatimit të Planit Kombëtar të Zhvillimit, reagimit ndaj vërshimeve dhe realizimit të projektit të regjistrimit të popullsisë. /InLajmi/