Lëkundje tërmeti janë ndjerë në Shqipëri pasditen e së martës.
Sipas Qendrës Sizmologjike Europiane Mesdhetare (EMSC), mësohet se tërmeti ishte me magnitudë 4 dhe epiqendra ka qenë 29 km në jug perëndim të Elbasanit dhe 10 në verilindje të Lushnjes.
Thellësia e tërmetit ka qenë e cekët, vetëm 5 kilometra, shkruan EuroNeës.al.
Ende nuk raportohet për dëme në njerëz apo materiale.