Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri reagoi pasi janë ekzekutuar pagat për shërbyesit publikë me ligji e ri, përcjell InLajmi.
Sipas Tahirit shumica dërrmuese e profesionistëve në administratën publike, mbi 80.000 u fyen, u tallën, u mashtruan.
Ai deklaroi se qeveria aktuale nuk qeverit përmes ligjeve, në fakt ligjeve ju referohen vetëm për të shtyrë përpara turpin, që thellë, këta të paditur e kualifikojnë si Revolucion.
Postimi i plotë i tij:
Sot amatorët vendimmarrës dhe një kontigjent i vogël jo profesionistësh, ekzekutuan të ashtuquajturat Paga.
Sot, shumica dërrmuese e profesionistëve në administratën publike, mbi 80.000 u fyen, u tallën, u mashtruan. Ata në vend të pagave, pranuan transfere kuturu. Disave nuk u janë llogaritur shtesat, të tjerëve përvoja, rrëzikshmëria, të tjerëve kompensimet tjera, e kështu me radhë. Prapa kësaj qëndron agjenda politike e kësaj qeverie, pranoni pagat ose lëreni punën.
Këta nuk qeverisin përmes ligjeve, në fakt ligjeve ju referohen vetëm për të shtyrë përpara turpin, që thellë, këta të paditur e kualifikojnë si Revolucion.
Turp! /InLajmi/