Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në përvjetorin e 20 të themelimit të Policisë ka shkruar në rrejtin social Facebook, ku ka përkujtuar dhjetëra policë të rënë në krye të detyrës, duke specifikuar policin Enver Zymberi.
Ai ka shkruar se policët e Kosovës gjithmonë kanë qenë simbol i besimit, sakrificës dhe përkushtimit të pakontestueshëm përgjatë këtyre 20 viteve të fundit./InLajmi/
Postimi i plotë:
Policët e Kosovës kanë qenë simbol i besimit, sakrificës dhe përkushtimit të pakontestueshëm për rend dhe ligj në 20 vjetët e fundit.
Ky rrugëtim dy dekadash ishte plot sfida, por asnjëherë nuk mungoi gatishmëria e policëve tanë për të sakrifikuar edhe jetën në përmbushje të betimit të dhënë për mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve tanë.
Në këtë 20 vjetor e kujtojmë Enver Zymerin dhe dhjetëra policë të rënë në krye të detyrës. Shteti i Kosovës e ka për obligim që të krijojë kushte më të mira të punës për policët tanë. HTH