Bebe Rexha do të performojë në Nickelodeon Kids’ Choice Awards 2023, që do të transmetohet drejtpërdrejt të shtunën, më 4 mars, në orën 19.00 në Los Anxhelos, transmeton InLajmi.
Shfaqja do të drejtohet nga Charli D’Amelio dhe komentatori i futbollit Nate Burleson.
Rexha do të performojë hitin e saj global “I’m Good”, një bashkëpunim me David Guetta që arriti në vendin e 4 në Billboard Hot 100 muajin e kaluar.
Ajo gjithashtu mori një nominim në çmimet Grammy për regjistrimin më të mirë të kërcimit/elektronik, shkruan Billboard.
Javën e kaluar, Rexha publikoi një këngë të re, “Heart Wants What It Wants”, nga albumi i saj i 3-të. /InLajmi/