Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka treguar që ka marrë pjesë në konferencën Global Womann Summit.
Haradinaj thotë se gratë e Kosovës historikisht kanë qenë themeli i mbijetesës sonë. Dhe thotë se ato sot po e forcojnë Kosovën në të gjitha fushat duke arritur rezultate impresive.
Nderkohë gjatë konferencës Haradinaj shihet edhe duke vallzuar me një këngë të Dua Lipës.
Ai tha se është kënaqësi e veçantë të merrja pjesë në konferencën Global Woman Summit, organizuar nga Global Woman Club, si një forum që artikulon zërin e grave për drejtësi shoqërore dhe se është obligim i yni të ofrojmë mundësi të barabarta në shkollim e trajnim, të garantojmë të drejta të barabarta në trashëgimi, në vende pune dhe trajtim të barabartë në shoqëri. Këtë e meriton gruaja kosovare. /InLajmi/
https://www.facebook.com/KlanKosovaOfficial1/videos/897474077297426/