Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku mëngjesin e së hënës ka thënë se pikërisht sot do marrë fund kauza e kryeministrit Albin Kurti i cili pushtetarët e mëhershëm i quajti tradhtarë, përcjell InLajmi.
Çitaku tha se sot Kurti do ta nënshkruaj Asociacionin, për të cilin thoshte se çdo presioni mund t’i nënshtrohen vetëm të shantazhuarit.
Ajo ia kujtoi kryeministrit se dikur për këtë çështje protestonte e hidhte gazlotsjellës në Kuvend.
Postimi i plotë i saj:
Sot merr fund kauza e fundit me të cilën Kryeministri Kurti u ngrit dhe për të cilën ai dikur i shpallte të tjerët tradhtarë e patriotë
Sot Kryeministri e nënshkruan zotimin për zbatimin e Asociacionit.
Njeriu i cili thoshte se presionit i nënshtrohen vetëm të shantazhuarit, sot nënshkruan marrëveshjen për të cilën ai dhe subjekti i tij e kanë sulmuar Kuvendin, kanë hedhë gaz lotsjellës.
Kaq për kauzat e Kryeministrit./InLajmi/