Presidenti i Aleancës Kosova e Re Begjet Pacolli ka thënë se sot është një ditë e rëndësishme për shtetin ne Kosovës, përcjell InLajmi.
Pacolli tha se sot duhet ta mbështesim delegacionin e Kosovës moralishtë.
Ai tha se sot mund të filloj një faqe e re për Kosovën.
Postimi i plotë i tij:
Sot mbi të gjitha është Kosova! Sot është një ditë e rëndësishme për Kosovën dhe paqen në rajonin tonë të traumatizuar. Sot ne duhet ta mbështesim delegacionin e Kosovës, qoftë edhe moralisht nga distanca. Sot mund të fillojë ✍🏽shkrimi i faqes së re për Republikën e Kosovës 🇽🇰 Shpresojmë dhe 🙏🏻lutemi që gjithçka të shkoj mirë! /InLajmi/