Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga njoftoi se këtë të shtunë është takuar me Gabriel Escobarin, përcjell InLajmi.
Jahjaga dekalroi se Escobari e njoftoi atë për zhvillimet në procesin e dialogut dhe raportet në mes 2 vendeve.
Postimi i plotë i saj:
Pata kënaqësinë ta takoj z. Gabriel Escobar, Zëvendësndihmësin e Sekretarit të Shtetit dhe të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor, me të cilin biseduam për marrëdhëniet Kosovë-SHBA dhe për zhvillimet në rajonin tonë.Escobar më njoftoi në hollësi për zhvillimet në procesin e dialogut. Ai e nënvizoi që SHBA-të kanë qenë dhe do të jenë përkrahëse të fuqishme të Kosovës.
E falenderova për përkrahjen e vazhdushme të SHBA-ve, roli i së cilave është qenësor në të gjitha proceset e rëndësishme për vendin dhe rajonin tonë. Njëherit ritheksova domosdoshmërinë, që për hir të qëndrueshmërisë, të gjitha solucionet në dialog duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe me njohje reciproke. /InLajmi/