Nesër në Kosovë na pret mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme. Erërat jugperëndimore do të fuqizohen, në shumë vise të Kosovës, ndërsa më të fuqishme priten në viset kodrinore-malore. Sipas disa përllogaritjeve erërat më të fuqishme priten në rajonin e Gjakovës, Skenderajit, Klinës, Mitrovicës dhe Podujevës. Lokalisht edhe në vise tjera, por nuk priten ekstreme të mëdha. Për shkak të rrymimeve ajrore nga jugperëndimi do të vazhdojë të jetë mjaft ngrohtë për këtë periudhë kohore.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore nesër pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Do të vazhdojnë temperaturat e larta për këtë periudhë kohore. Në Mal të Zi dhe veri të Shqipërisë priten reshje lokale shiu, ndërsa riga ose rrebeshe afatshkurtra shiu priten edhe në disa vise të Kosovës.
Nga e hëna na pret mot më i ftohtë, me reshje të shpeshta lokale shiu e bore, varësisht nga rajoni, temperatura, lartësia mbidetare.