Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Dogana e Kosovës ka informuar të gjithë qytetarët se është duke hasur në raste kur kilometrat e veturave të përdorura rriten me qëllim të tentimit të pagesës më të ulët.
Sipas doganës, vetëm gjatë dy javëve të fundit janë identifikuar 8 raste të veturave, ku pastaj që të gjitha janë penalizuar me rreth 5,000€ gjoba, e te cilat jen paraqitur për zhdoganim, ku pas verifikimit te kilometrave, janë identifikuar se kanë te bëjnë me mashtrim në kilometra dhe kanë deklaruar më shume kilometra se sa qe realisht i ka vetura.
Dogana e Kosovës tutje shkruan se do te vazhdojnë të bëjnë verifikimin e kilometrazheve të kaluara të veturave që do te zhdoganohen, dhe prandaj ky institucion iu bënë apel te gjithë qytetareve, që mos të bien pre e personave te pa ndërgjegjshëm, te cilët munden edhe ti ofrojnë ofertat për manipulime të kilometrazhit te veturës, me qellim shmangieje nga detyrimet doganore sepse gjobat dhe taksat doganore prape do ti paguan qytetari që e zhdoganon veturën./InLajmi/