Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia i shoqëruar nga ushtruesja e detyrës së drejtores së përgjithshme të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Dr. Narqize Arënliu – Hoxha, ka vizituar Klinikën e Kirurgjisë Abdominale dhe Urologjisë, përcjell InLajmi.
Gjatë takimeve që Ministri kishte me udhëheqësit e klinikave, temë ishte rritja e kapaciteteve shëndetësore dhe përmirësimi i shërbimeve.
Ministri pasi dëgjoi me vëmendje udhëheqësit e klinikave përkatëse lidhur me raportin e punës, kërkoi nga ata që në mënyrë të përbashkët të angazhohemi në përmirësimin e shërbimeve dhe rritjen e efikasitetit në shërbime shëndetësore.
Në këtë takim u tha se trajtimi dhe shërbimet sa më të mira për qytetarët duhet të jenë synimi i përbashkët, andaj, siç tha Ministri Vitia, duhet të rritet insistimi që të shtohen kërkesat në mënyrë që të ofrohen shërbime sa më cilësore. Ministri Vitia tha se duhet adresuar të gjitha mangësitë identifikuara.
Vitia shtoi se synimi ynë është i përbashkët që të trajnojmë specialistët, si dhe të shtojmë numrin e intervenimeve operative. /InLajmi/