Këtë të martë është në hollin e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë është hapur ekspozita me piktura të nxënësve të shkollave nga Kosova dhe Shqipëria, raporton InLajmi.
Kjo ekspozitë është mbështetur edhe nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Tema e kësaj ekspozite ishte pavarësia e Kosovës dhe figurat kryesore të saj.
Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, u shpreh e kënaqur nga kjo nismë dhe premtoi se ministria do të jetë krah i fortë i të rinjve.
“Ministria e Arsimit ka qenë dhe sot mbetet një krah i fortë ndaj të rinjve. Është një kënaqësi e veçantë që kjo i solli nxënësit nga të dyja vendet”, tha Nagavci. /InLajmi/