Fjalimi i sotëm i Presidentit Putin ishte plot rrëmujë patriotike, transmeton InLajmi.
Udhëheqësi i Kremlinit e portretizoi edhe një herë vendin e tij si viktimë, duke pretenduar se ishte Perëndimi, dhe jo Rusia, që kishte filluar luftën në Ukrainë. Rusia, tha presidenti, thjesht po përpiqej ta ndalonte atë.
Putin njoftoi se Rusia do të pezullojë pjesëmarrjen në një marrëveshje kyçe të armëve bërthamore me Amerikën, shkruan BBC.
Përveç kërcënimeve bërthamore, udhëheqësi i Kremlinit përshëndeti ato që ai i quajti “territoret e reja” të Rusisë – 4 rajone ukrainase që Moska i aneksoi ilegalisht në shtator të vitit të kaluar. /InLajmi/