Kryetari i Aleancës për Ardhemrinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar përvjetorin e rënies së veprimtarëve Haxhi Zeka nga Peja dhe Shaban Polluzha nga Drenica, përcjell InLajmi.
Haradinaj me plotë bindje ka thënë se Zeka dhe Polluzha luftuan për lirinë që e deshën më shumë se vetveten, duke u bërë kështu frymëzim për gjenerata.
Kreu i AAK-së tutje ka thënë se heroizmi i tyre është motivim për një atdhe të sigurt e të fortë.
Postimi i plotë i tij:
21 shkurti shënon rënien e 2 prijësve popullor e komandantëve, Haxhi Zeka e Shaban Polluzha.
Të rënë në periudha të ndryshme, përgjithmonë do të kujtohen përpjekjet e tyre për çlirim nga pushtuesi. Ata e deshën lirinë më shumë se veten, andaj u bën frymëzim për gjeneratat, për vazhdimin e përpjekjeve për liri.
Përpjekja dhe heroizmi i tyre, mbetet gjithmonë motivim për ne, për Atdheun e fortë e të sigurt.
Lavdi!/InLajmi/