Komuna e Malishevës, brenda 3 viteve do të ndërtojë një parking nëntokësor përfundi parkut qendror të kësaj qyteze.
Sipas drejtorit të urbanizmit, Avdi Morina, projekti do të kushtojë 9.000.000 euro, dhe do të ketë hapësirë për parkimin e mbi 200 veturave, do të ketë lokale afariste dhe një park me më shumë gjelbërim se tani.
Por janë familjet Hoti, Hisenaj e Mekaj, të cilët thonë se përfundi parkut gjenden varrezat e familjarëve të tyre, dhe nuk do të lejojnë ndërtimin e këtij parkingu nëntokësor pa u zhvendosur ku duhet eshtrat e të afërmve të tyre.
Avdi Morina, drejtor i urbanizmit i tha Klan Kosovës, se projekti do të nis të realizohet brenda dy javëve, dhe në rast se hasin në varreza e eshtra atëherë komuna do të bëjë një zgjidhje për to.