Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit njoftoi se edhe këtë vit do të organizohet edicioni i programit shtetëror “Drejt Malit”, përcjell InLajmi.
Nga Ministria njoftuan se pjesë e këtij aktiviteti janë rreth 800 nxënës dhe se Federata e Sportit Shkollor të Republikës së Kosovës është në kërkim të 40 vullnetarëve.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Kulturës:
A të pëlqen vullnetarizmi dhe përvojat e reja?
Atëherë bëhu pjesë e edicionit të 2 të programit shtetëror “Drejt Malit”.
Federata e Sportit Shkollor të Republikës së Kosovës është në kërkim të 40 vullnetarëve entuziastë të cilët do të asistojnë mbarëvajtjen e procesit në aktivitetet e skijimit ku do të marrin pjesë rreth 800 nxënës.
Konkursi do të jetë i hapur deri më 24 shkurt. Aplikuesit duhet të dërgojnë CV-në e tyre. /InLajmi/