Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se Marrëveshja e Brukselit është ratifikuar nga Parlamenti i Kosovës, “duke u bërë kështu një obligim juridik ndërkombëtar për Kosovën”.
“Ne e kuptojmë se kjo çështje është e ndjeshme për Qeverinë e Kosovës, por obligimet duhet të përmbushen”, ka thënë Lajçak, duke iu përgjigjur pyetjes se pse nuk është formuar Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
Sipas tij “qëndrimi i BE-së dhe i SHBA-së dhe i partnerëve të tjerë ndërkombëtarë është se çdo vonesë e mëtejshme është e papranueshme”, shkruan Agjenicia Beta.
Lajçak deklaroi se BE-ja aktualisht është duke punuar në 2 pista në mënyrë që dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të ecë përpara, transmeton lajmi.net.
“Së pari, prioritet është që të 2-ja palët të bien dakord për propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve. Së 2-ti, ne vazhdojmë të punojmë paralelisht për të siguruar zbatimin e plotë dhe të menjëhershëm të të gjitha elementeve të asaj që është rënë dakord deri më tani në dialog. mbeten të vlefshme dhe janë të detyrueshme për të 2-ja palët”, tha Lajçak.