“Ju lutemi mos e prekni veprën e artit”. Herë pas here, na kujtohet pse këto shenja janë ende të nevojshme në galeritë në mbarë botën, transmeton InLajmi.
Dashamirët e artit në Miami u zhgënjyen të enjten mbrëma, kur një vizitore rrëzoi aksidentalisht në tokë një skulpturë prej 42.000 dollarësh të artistit pop amerikan Jeff Koons.
“Vizitorja e kishte goditur aksidentalisht me gisht”, thanë dëshmitarët në ngjarje.
Statuja, një nga balonat ikonë të qenve të Koons u thye në copa të vogla dhe u desh të fshihej nga stafi i galerisë.
Aksidenti ndodhi gjatë natës ekskluzive të hapjes vetëm me VIP të Art Wynwood, një panair arti bashkëkohor që mbahet çdo vit në Miami, Florida, shkruan BBC.
Artisti vendas Stephen Gamson tha për Miami Herald se po e admironte skulpturën, kur një “grua e moshuar” e goditi atë, duke e rrëzuar atë nga piedestali. /InLajmi/