Një hekurudhë u tha se do të ndërtohej që nga Prishtina deri në Durrës. Madje për këtë, Qeveritë e 2 shteteve, Kosovës e Shqipërisë kishin nënshkruar marrëveshje.
Por në cilën fazë ndodhet tash projekti që ishte i shumë-përmendur nga të dy shtetet, e tregon zëvendësministri për Infrastrukturë, Hysen Durmishi.
Durmishi tregon që prioritet i tij gjatë këtij viti është mbarimi i rrugës Prishtinë-Gjilan.
E meqë kanë mbetur edhe dy vite deri në kryerjen e këtij mandati, Durmishi flet për projektet që planifikohet të përfundojnë sa ai mban këtë pozitë.
Zëvendësministri njofton se pos infrastrukturës dhe projekteve rrugore, po punohet edhe për ndalimin e korrupsionit me patentë shoferë.
Ai rrëfen një rast për të cilin u lajmëruan organet policore, shkruan Telegrafi.
Pak ditë më parë nga kjo Ministri ka njoftuar se është anuluar kontrata për ndërtimin e magjistrales Prishtinë-Mitrovicë.