Në ditën e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovë, ish-kreut politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin.
Vendimi është marrë pikërisht sot nga Trupi Gjykues, kur Kosova feston 15 vjet shtet.
Në dokumentin, i cili mban nënshkrimin e kryetarit të Trupit Gjykues, Charles Smith, ish-gjyqtar në EULEX, i përfolur për skandale nga ish kolegët e tij, thuhet se mbrojtja mund të dorëzojë ankesat e saja me parashtresa deri më 3 mars, shkruan Lajmi.net.
Ndërsa, prokuroria ka deri më 27 mars kohë që t’i përgjigjet.