Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e cila njihet për ide kreative në Kuvend, atëherë kur diçka donë ti kujtojë ligjvënëse, udhëheqësve e liderëve partiak. Këtë herë deputetja Musliu ka vendosur në foltore emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përcjell InLajmi.
Ky akt i deputetes Musliu nuk ishte pa shkas, sepse është kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani që në disa raste sikur “harrojnë” se Ushtria 0lirimtare e Kosovës ishte vula e lirisë e pavarësisë së Kosovës.
Në seancën seanca solemne e Kuvendit të Kosovës, e cila po mbahet për nder të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë, po marrin pjesë edhe presidentja, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti e presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. /InLajmi/