Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, ka mbajtur një fjalim në mbledhjen Solemne në Kuvendin e Kosovës për nder të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, raporton InLajmi.
Konjufca u shpreh se nuk duhet harruar të pagjeturit e as të burgosurit politikë edhe në këtë përvjetor të pavarësisë.
Konjufca ka theksuar se Kosova është shtet i ri por si popull rrënjët i kemi të moçme.
“Së pari u përkulemi atyre që dhanë jetën për liri. Nuk i harrojmë të pagjeturit e i përkulemi popullit tonë për qëndresën shekullore. Por nuk i harrojmë as miqtë ndërkombëtarë për ndihmën e tyre të pakursyeshme”.
Në fund, ai uroi pavarësinë, duke thënë
“Do ta ruajmë Republikën tonë si më të vlefshmen që e kemi”. /InLajmi/